Shkodër, asgjesohen 400 bimë kanabis sativa

23/04/2015 00:00

Policia e Shkodrës, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, asgjësoi pasditen e së enjtes 400 bimë të llojit Canabis Sattiva.

Bimët, që kishin kapur një lartësi deri në 20 centimetra, u gjetën në një parcelë toke të përshtatur në mes të pyllit në fshatin Mazrrek. Po në ketë parcelë u gjet dhe një serrë e vogël me 130 kubik me bimë narkotike gati për t’u mbjellë.

Policia njofton se po vijon hetimet për gjetjen dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme me veprën penale ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Top Channel