Rubik, kamioni del nga rruga, plagoset rëndë drejtuesi

23/04/2015 00:00

Një kamion me targa të Shkupit është aksidentuar në Rubik pasi ka dalë nga rruga.

Mjeti ka goditur skarpatën anësore të rrugës për shkak të humbjes së kontrollit. Pas goditjes, ngarkesa ka lëvizur duke goditur kabinën e shoferit e cila është e gjitha e shkatërruar.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi maqedonas Marjan Tribonovski është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Policia dyshon se aksidenti ndodhi për shkak të një përgjumje të drejtuesit të mjetit.

Top Channel