Javier Hernandez: Goli në derbi, më i rëndësishmi në karrierën time

23/04/2015 00:00

Tifozët e Realit i kishin shpresat te Ronaldo, ndërsa Atletiko i trembej më shumë portugezit, por njeriu që e dërgoi Realin në gjysmëfinale të Champions-it ishte Javier Hernandez.

Tepër i lumtur pas takimit, meksikani e ka vlerësuar golin e shënuar në “Bernabeu” si më të rëndësishmin në karrierën e tij.

“Unë kam shënuar gola të rëndësishëm në karrierën time, por ky gol është i pakrahasueshëm. Ronaldo më dhuroj një asist fantastik”, tha meksikani.

Javier Hernandez tha se goli është për të gjithë ata, të cilët besuan tek ai.

“Ky është një derbi dhe Atletiko është ekip i madh. ‘La Decima’ dhe titujt janë të njerëzve madrilenë, të njerëzve që besojnë në këtë klub. Unë falënderoj familjen dhe të gjithë ata tifozë që besuan te mua. Ky gol është për ata”.

Top Channel