Në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Librit dhe të së drejtës së autorit, në ambientet e Fakultetit të Histori-Filologjisë është zhvilluar edicioni i 8 i Panairit të Librit.

Veç kësaj janë zhvilluar disa konferenca, me temë “problematikën” e librit. Dhurata Shehri, shefe e Departamentit të Letërsisë, bëri të ditur se nga viti në vit po vihet re një rritje e përkthimeve të shkrimtarëve amerikanë.

Ndërsa, sipas saj, këtë vit janë publikuar 954 tituj të rinj, ku 627 prej tyre janë nga autorë shqiptarë.

Top Channel