Champions, formacioni më i mirë i çerekfinaleve
23/04/2015 00:00
UEFA ka përzgjedhur formacionin ideal të ndeshjeve të dyta çerekfinale të Champions League.
Në këtë formacion ka vetëm 2 lojtarë të skuadrave të eliminuara: portieri Oblak i Atletikos dhe mesfushori Kondogbia i Monakosë.
Njëmbëdhjetëshja plotësohet nga 1 lojtar i Juventusit, 2 të Realit, 2 të Barcelonës dhe 4 të Bajernit.
Ky është formacioni ideal i çerekfinaleve: Oblak; Bernat, Boateng, Bonucci, Jordi Alba; Kondogbia, James, Thiago; Neymar, Chicharito dhe Müller.
Top Channel