Arrestohet i kërkuari për trafik droge në Itali

23/04/2015 00:00

Policia e Qarkut të Shkodrës arrestoi një 27-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”.

I arrestuari është shtetasi Gentjan Isufaj, ndaj të cilit Gjykata e Milanos në Itali ka nxjerrë një urdhër-arrest për trafik droge.

I riu u ndalua nga forcat e policisë të Komisariatit të Malësisë së Madhe në qytetin e Koplikut, ku pas një zënke për motive të dobëta, Isufaj ka goditur me sende të forta shtetasin me inicialet A.H., i cili ndodhet në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel