Stërvitje ushtarake në Gjirin e Vlorës

22/04/2015 00:00

Është zhvillua të martën në Gjirin e Vlorës stërvitja e forcave tona detare në bashkëpunim me forcat ajrore dhe policinë kufitare e quajtur “Vlora Sareks”.

Dhjetëra mjete në det dhe në ajër pasqyruan reagimin e potencialit të ushtrisë tonë në raste emergjence dhe neutralizimin e trafiqeve të paligjshme.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e vlerësoi këtë stërvitje si të rëndësishme për nivelin e gatishmërisë të forcave tona ushtarake. Sipas ministres, dy luftanije të ushtrisë morën pjesë në këtë stërvitje të shoqëruara me mjete lundruese të mbështetura dhe nga helikopter.

“Operacioni i rëndësishëm tregon përgatitjen e ushtrisë për përballimin e situatave emergjente. Gjithashtu po prezantohen operacione në parandalimin e trafiqeve detare”, theksoi Kodheli.

Ndërkohë një nga momentet e stërvitjes ishte shpëtimi i pasagjerëve të një trageti që dha sinjalin Sos pas rënies së zjarrit, situatë e ngjashme me atë të tragetit “Normal Atlantik”.

Në përfundim të stërvitjes “Vlora Sareks” zyrtarë të lartë të ushtrisë shqiptare e quajtën atë të suksesshëm dhe të realizuar sipas standardeve të NATO-s .

Top Channel