Vlorë, zbulohet dhe asgjësohet parcela me 2 mijë rrënjë kanabis

21/04/2015 00:00

Uniformat blu në qarkun e Vlorës kanë mundur të zbulojnë rreth 2 mijë rrënjë bimë narkotike të tipit kanabis sativa.

Sipas një njoftimi të policisë, operacioni i forcave të rendit është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Lënda narkotike ishte mbjellë rreth 5 km larg vendit të quajtur “Panorama”, në fshatin Dhërmi, në thellësi të një zone të pyllëzuar.

Autoritetet lokale njoftojnë se policia ka bërë tashmë dokumentimin ligjor të këtij rasti, si dhe asgjësimin e parcelës me kanabis.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës për këtë rast kultivimi.

Top Channel