Guardiola: Për të fituar Champions-in duhen kaluar edhe situata të tilla

21/04/2015 00:00

Ditën e sotme Bajerni i Mynihut do të kërkojë kualifikimin në “Allianz Arena” për në çerekfinale të Champions Leagur, ku do të ndeshet kundër Portos, e cila e mposhti në ndeshjen e parë në Portugali me rezultatin 3-1.

Trajneri spanjoll i gjermanëve, Pep Guardiola, e ka të qartë vështirësinë e kualifikimit dhe e cilëson sfidën si më të rëndësishmen për ekipin e tij.

“Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme, ashtu siç ishte edhe ajo me Shaktar Donetskun. Ne e dimë mirë atë që duhet të bëjmë. Ka ardhur momenti t’i lëmë fjalët e të kalojmë te veprat sepse tifozët do të na ndihmojnë vetëm nëse e kuptojmë që ne po japim maksimumin në fushë”, tha Guardiola.

Ai ka shtuar se nëse kërkon të fitosh Champions League-n duhet të kalosh dhe situata të tilla.

“Sigurisht nuk pres të fitojmë 4-0 me Porton. Ne jemi në gjendje të përballojmë një presion të tillë dhe kjo është e bukura e futbollit”.

Besimplotë Guardiola në prag të çerekfinales së kthimit, ku një eliminim gjithsesi do të vinte jo pak në diskutim të ardhmen e tij në Mynih duke qenë se ka ardhur në Gjermani për të fituar pikërisht trofeun me veshë të mëdhenj.

Top Channel