Gjermani, sherr masiv në fushë, futbollisti rrezikon të humbasë syrin

21/04/2015 00:00

Skena paniku në Wilmersdorf, një lagje e Berlinit. Ajo mes Berliner SC dhe Sparta Lichtenberg duhet të ishte një ndeshje e thjeshtë futbolli, por është shndërruar në një sherr masiv që i ka rrezikuar jetën futbollistëve.

Në fund të takimit të vlefshëm për kategorinë e gjashtë gjermane, Steven Dei-Kwarteng, sulmuesi i Sparta Lichtenberg, i është përgjigjur disa tifozëve, të cilët gjatë ndeshjes e kishin fyer.

Papritur, 30 tifozë futen në fushë duke rrahur futbollistin, i cili rrezikon të humbasë njërin sy tashmë. Gjithashtu, i është thyer nofulla dhe hunda. Ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe mbërritja e pesë makinave të policisë parandaluan tragjedinë.

“Doktorët më kanë thënë që rrezikoj ta humbas njërin sy. Kam frikë nga operacioni”, ka shkruar lojtari në Facebook.

FOTO GALERI
2/3
Pamje nga sherri dhe fotot e futbollistit në spital

Top Channel