Live/ “Protestojmë për fëmijët tanë”, mbyllet tubimi i 14-të përpara Kryeministrisë, nisin marshimet në rrugët e kryeqytetit
Prokuroria e Lushnjes ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim
ish-drejtoren arsimore të këtij qyteti, Liza Tabaku, e akuzuar për
“korrupsion pasiv më shumë se njëherë në rrethana rënduese”.
Tabaku akuzohet gjithashtu edhe për “shpërdorim të detyrës”. Bashkë me të, Prokuroria e Lushnjes ka marrë të pandehur edhe djalin e saj, shtetasin Xhonluko Tabaku dhe shtetasin Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrimin e ndikimit të paligjshëm”.
Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohet se merrin para nga mësues të ndryshëm në zonën e Lushnjes, në këmbim të emërimit, transferimit apo moslëvizjes nga vendi i punës.
Top Channel