Avokati i Popullit takon banorët e Marinzës

20/04/2015 00:00

Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka takuar të hënën banorët e Marinzës.

Totozani theksoi se po mblidhen të dhëna për ngjarjen e rëndë të shpërthimit të gazrave natyrorë, të ndodhur në 1 prill.

“Qëllimi i hetimit administrativ është të zbulohet nëse jetohet apo jo në Marinzë pas asaj që ka ndodhur. Hetimi bëhet pasi na intereson vetëm jeta e sigurtë e banorëve”, tha Totozani.

Top Channel