Aksident në aksin Peqin-Elbasan, plagoset rëndë një 59-vjeçar

20/04/2015 00:00

Një 59-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve sot, në
aksin rrugor Peqin-Elbasan. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital,
ku sipas mjekëve, ka marrë disa plagë, por është jashtë rrezikut për
jetën.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë të ditur se, dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Peqin-Elbasan, pranë fshatit Përparim. Drejtuesi i njërit prej mjeteve, Naim Hoxha, banues në këtë fshat, mbeti i plagosur.

Raportohet se, Hoxha drejtonte mjetin tip “Ford”, me targa RG 278115 dhe pa leje drejtimi. Ai ka përplasur mjetin tjetër “Ford”, me targa AA 188 IS, me drejtues 43-vjeçarin I.D, banues në fshatin Poshnje të Beratit.

Policia tha se po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel