E papritur/ Po transportonte të evakuuarit nga përmbytjet në Nepal, aksidentohet autobusi, plagosen 32 persona
Pesë adoleshentë, të cilët dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist ndaj forcave të policisë, janë arrestuar në orët e para të ditës së shtunë në Melburn.
Operacioni i policisë është ende duke vazhduar në periferi të qytetit të dytë më të madh në Australi.
“Pesë të arrestuarit janë nga rrethinat e Melburnit. Të frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik, ata po planifikonin një sulm terrorist ndaj oficerëve të policisë”, shkruhej deklaratën e lëshuar nga policia.
Të dyshuarit synonin të vrisnin policët me thika dhe mjete të tjera prerëse, duke u prerë kokën publikisht, të frymëzuar nga ekzekutimet makabre të të burgosurve perëndimorë nga militantët e Shtetit Islamik.
Policia Federale e shtetit të Viktorias ka deklaruar se grupi i të dyshuarve përfshin dy 18-vjeçarë që mendohet se ishin duke e përgatitur atentatin.
Ndërkohë, një tjetër i së njëjtës moshë akuzohet për armëmbajtje, bashkë me dy të tjerët, ndaj të cilëve për momentin nuk ka një akuzë specifike.
Kohët e fundit Australia ka dërguar qindra ushtarë në Irak për të trajnuar forcat vendase në luftën e tyre kundër Shtetit Islamik.
Top Channel