Guardiola duartroket me ironi doktorët e skuadrës (Video)

17/04/2015 00:00

Pep Guardiola e ka shfaqur hapur pakënaqësinë e tij ndaj doktorëve të Bayern Munchen fundjavën e kaluar.

Në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusen, menjëherë pasi u dëmtua mbrojtësi Mehdi Benatia, trajneri spanjoll u kthye nga mjekët e skuadrës duke i duartrokitur me ironi për punën e realizuar me lojtarët.

Duke parë këtë video, kuptohet qartë arsyeja pse stafi mjekësor i bavarezëve ka dhënë dorëheqjen pas ndeshjes së humbur ndaj Portos.

Kohët e fundit, Bayern Munchen ka pasur shumë dëmtime në radhët e tij dhe është detyruar të luajë pa lojtarë të rëndësishëm si Ribery, Robben, Alaba dhe Schweinsteiger.

Top Channel