Elbasan, kultivuesit e duhanit në protestë

17/04/2015 00:00

Më shumë se 1500 fermerë të zonës së Dumresë prej 4 muajsh nuk marrin paratë që kompania “Mika Korça” u detyrohet për duhanin që u ka marrë.

Ata janë mbledhur këtë të premte në një protestë për të kërkuar paratë e tyre, ndërkohë që janë shprehur se, megjithë çmimin e ulët me të cilin kjo kompani e mori duhanin, tashmë edhe ato para nuk po ua jep.

Ndërsa ende nuk janë paguar për prodhimin e një viti më parë, këta fermerë kanë nisur të mbjellin sërish duhan, por, siç shprehen ata, shumë më pak se vitet e tjera.

Për sa kohë që grumbullimi i duhanit do të jetë monopol i një kompanie, këta fermerë do të vazhdojnë të përfshihen në protesta, ashtu siç kanë bërë vitet e fundit, për shkak të shkeljes së vazhdueshme që u bën kompania marrëveshjeve që ka me ta.

Top Channel