Drejtori i Policisë, takime në Lezhë

17/04/2015 00:00

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Haki Çako pas marrjes së kësaj detyre ka nisur një tur takimesh me drejtuesit rajonalë të uniformave blu.

Ndalesat e radhës të numrit një të Policisë së Shtetit ishin Shkodra dhe Lezha, ku u takua me drejtuesit vendorë dhe kërkoi prej tyre angazhim për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në Lezhë, i shoqëruar edhe nga dy zv.drejtorët e policisë, Çako ka diskutuar edhe masat që do të merren për të garantuar një sezon turistik të qetë.

Top Channel