Vlorë, vajza djeg nënën me benzinë

16/04/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në qytetin e Vlorës, ku një grua 54-vjeçare ka djegur me benzinë nënën e saj të moshuar.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia të qytetit bregdetar, ku uniformat blu kanë mbërritur menjëherë me të marrë lajmin.

Fillimisht agjentët kanë vënë në pranga 54-vjeçaren e identifikuar me inicialet R.SH, ndërsa kanë shoqëruar për në spital nënën e saj 84 vjeç.

Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa vajza e saj, referuar dëshmive paraprake, vuante nga probleme mendore.

Top Channel