Peqin, pranga për vjedhje punonjësve të ujësjellësit

16/04/2015 00:00

Dy punonjës të ndërmarrjes së ujësjellësit në komunën Sheze të Peqinit kanë përfunduar në pranga nga policia lokale.

Autoritetet lokale njoftojnë se të arrestuarit janë shtetasit Dalip Shehu dhe Hysen Tabaku, të cilët punonin si roje në nërmarrjen e ujësjellësit.

Sipas burimeve, arrestimi i tyre është kryer pasi u zbulua se kishin vjedhur bobinat e transformatorit të ujësjellësit.

Materialet i kanë kaluar ndërkohë prokurorisë së rrethit përkatës për proçedimin e mëtejshëm të çështjes, saktësojnë më tej burimet.

Top Channel