Konflikt pronësie, daja plagos nipin

16/04/2015 00:00

Një sulm me armë të ftohtë është verifikuar mëngjesin e së enjtes në Tiranë, ku një i moshuar ka plagosur nipin e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Fatmir Duro ka plagosur nipin e tij Besnik Hyka, 34 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton që ngjarja të ketë ndodhur për motive pronësie, saktësojnë burimet, të cilat shtojnë se i riu i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel