F1, Rosberg: Nuk dua t’u kthehem polemikave
16/04/2015 00:00
Nico Rosberg i ka dhënë fund polemikës me shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, të lindur pas garës në Kinë, të dielën e kaluar.
“E pranoj që kur u ula pranë tij, në konferencën për shtyp pas garës, isha i inatosur”, tha piloti gjerman i Mercedesit, i cili në konferencën në fjalë u ankua se britaniku ishte i ngadaltë dhe i prishi ritmin e garës.
Rosberg shtoi se situata mes tij dhe shokut të skuadrës nuk është idealja.
“Ka raste që marrëdhënia jonë është e mirë, ka raste që nuk është. Gjithsesi, nuk ka arsye që unë t’i flas sërish mbi garën në Shangai. Atë që kisha për të thënë, e thashë në konferencë”, tha Rosberg.
Top Channel