SHBA, vrasje me armë në ambientet e një kolegji në Karolinën e Veriut

14/04/2015 00:00

Një person është qëlluar për vdekje në ambientet e kolegjit “Wayne Community”, në Karolinën e Veriut.

Policia është në kërkim të vrasësit, i cili sipas dëshmitarëve kishte një tatuazh mbi syrin e tij të majtë, dhe ishte i pa maskuar në momentet në momentet që kreu krimin. Atentatori mësohet se ka hyrë në bibliotekën e shkollës, ka qëlluar me armën e tij viktimën, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet, dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkaq forca të shumta të sigurisë evakuuan stafin që ishin brenda në kampus. Në atë zonë ndodhen edhe shkolla të tjera, të cilat u alarmuan pas incidentit të rëndë.

Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e bashkuara të Amerikës përballen me krime të rënda në shkolla, ku persona të armatosur janë kthyer në kërcënim për jetën e studentëve atje.

Top Channel