Presidencialet amerikane, kandidatura e tretë e republikanëve, senatori Marco Rubio

14/04/2015 00:00

Gara presidenciale amerikane i ka hapur zyrtarisht dyert e saj. I fundit që ka shpallur kandidaturën e tij është senatori i Floridës, Marco Rubio, i cili do të garojë për postin e Presidentit duke u bërë kështu kanditati i tretë që prezantohet nga Partia Republikane.

Më herët, po nga radhët e kësaj partie kanë shpallur kandidaturën e tyre senatori i Texas-it, Ted Cruz, si edhe Rand Paul, senatori i Kentucky-t.

Por më i fundit, njëkohësisht edhe më i riu në moshë si garues, 43-vjeçari, Rubio e ka prezantuar veten si mishërimin e ndryshimit të gjeneratës që do të arrijë të bashkojë fraksionet e partisë ku aderon dhe njëkohësisht do të ofrojë zgjidhje ekonomike për shekullin e 21-të.

Mediat ndërkombëtare si “Neë York Times” e kanë komentuar atë si një udhëheqës me objektiva të qarta dhe largpamëse në kontrast me familjen Bush, e cila ka dominuar politikën republikane për gati tre dekada.

Në një takim me donatorët që mbështesin fushatën e tij, Rubio u shpreh se njerëzit janë të etur për të parë drejt së ardhmes. Fakti që nuk ka popullaritetin e njëjtë sikurse kundërshtarët e tjerë për postin, Marco Rubio-s  i është dashur të prezantojë veten me fjalët: Jam një kandidat i kualifikuar në mënyrë unike.

Ai ka shërbyer si senatori i Miami-t që në vitin 2011, me origjinë të largët kubaneze, kërkon njëkohësisht të dëshmojë se edhe pse vjen nga një familje refugjatësh, ai  mund të garojë për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, gjë të cilën e ka shprehur edhe në librin e tij ‘Ëndrra amerikane”.

Megjithatë pritet që nga Partia Republikane të dalin edhe garues të tjerë me shpresën për të fituar garën presidenciale, të cilët janë Jeb Bush, si edhe guvernatori Scott Walker.

Por përballë tyre deri më tani ndodhet e vetmja kanditate femër si edhe i vetmi emër që Partia Demokrate ka publikuar deri tani si kandidate, ish-Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila me anë të një videomesazhi ditën e diel çeli zyrtarisht fushatën e saj.

Sondazhet e nxjerrin ish-zonjën e parë si me favoriten e zgjedhjeve të 2016 . Mbështetje për Hillary Clinton ka shfaqur vete Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, si edhe ministrat e Jashtëm francez dhe gjerman.

Fushata e saj ka nisur në Iowa, ku ndalesën e parë e bëri në Pensilvani dhe takoi një familje nga Michigani, gjë të cilën Clinton pritet ta bëjë edhe në vazhdim, duke takuar nga afër të tjerë votues, me qëllim që të dëgjojë nga afër problemet e tyre.

Top Channel