Mes Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg është kthyer “ftohtësia” e sezonit të kaluar. Pas garës së dominuar nga Mercedesi, në shtëpinë e “shigjetave të argjendta” ka plasur sërish polemika, e para mes dy pilotëve për këtë sezon, të cilët tashmë duket se nisin të grinden si “gjela”.
Nën akuzë vihet ritmi i garës së zhvilluar nga Hamilton, gjë që nuk i pëlqeu aspak pilotit gjerman. Ai ka shpërthyer në konferencën për shtyp, ende pa thënë Hamilton se “bëri thjesht garën e tij, pa u shqetësuar për të tjerët, ndaj dhe gjithçka shkoi mirë”.
Me të marrë fjalën, Rosberg është shfaqur e drejtpërdrejtë. “Është interesante të dëgjosh këtë, që nuk ishte i shqetësuar se cili ndodhej mbrapa. Fatkeqësi që njoftova përmes radios bokset e skuderisë, duke i thënë që Lewis duhet të shpejtonte, përndryshe nga konsumimi i gomave të mia mund të rrezikoja të kalohesha edhe nga Vettel”, tha gjermani.
Top Channel