Tiranë, maskat grabisin pikën e karburantit
11/04/2015 00:00
Një person i maskuar ka grabitur pikën e karburantit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në rrugën “Siri Kodra”.
Gazeta “Shqip”, duke cituar burime nga policia bën me dije se autori i ngjarjes ka kërcënuar shitësin e pikës së karburantit.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai ka mundur që t’i marrë shtetasit E.B., 36 vjeç, një shumë prej 40 mijë lekësh.
I dëmtuari nuk ka mundur që ta identifikojë autorin e ngjarjes pasi ka qenë i maskuar.
Top Channel