Të burgosurit në Kili terrorizuan qytetarët spanjollë, zbulohen

10/04/2015 00:00

Policia spanjolle ka arritur të zbulojë një rrjet grabitësish, të cilët ishin të burgosur në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

Sipas policisë, personat e përfshirë në këtë rrjet telefononin qytetarët spanjollë duke i terrorizuar nën kërcënimin se ata i kishin rrëmbyer anëtarë të familjes.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se kishin marrë më shumë se 160 ankesa. Ata thanë se rreth 10% e qytetarëve spanjollë që ishin kërcënuar në telefon kishin paguar para për ‘lirimin e të afërmve të tyre’, siç pretendonin të burgosurit në Kili. Personat që kishin paguar ishin kryesisht të moshuar. Sipas policisë, disa kishin dorëzuar deri në 12 mijë dollarë.

Mendohet se banda e të burgosurve ndihmohej edhe nga të afërmit e tyre jashtë burgut për të tërhequr paratë e transferuara.

Top Channel