E ndërsa vijon, mes përgënjeshtrimeve dhe deklaratave, plani i Massimo Morattit për të vlerësuar nëse ekziston mundësia për të rimarrë Interin, nga Xhakarta vjen një premtim impenjimi maksimal i presidentit aktual zikaltër, Erick Thohir.
Manjati indonezian konfirmon detyrimet që ka marrë mbi supe bashkë me blerjen e aksioneve të Interit dhe premton se do të punojë për të kënaqur tifozët.
“Të blija Interin ishte një nder për mua, por edhe një përgjegjësi, – ka shpjeguar Thohir për një media indoneziane. – Ndaj për këtë arsye do të përpiqem të bëj më të mirën e mundshme, sepse Interi meriton maksimumin. Në fillim të kësaj aventure mendova se presidenti duhej të ishte Angelomario Moratti, por Massimo refuzoi duke më thënë se isha unë aksionisti më i madh dhe kisha të drejtë të isha unë president. Tifozët zikaltër janë fantastikë dhe meritojnë më të mirën. Do të punojmë për t’i kënaqur”, ka deklaruar Thohir.
Top Channel