Rrjeti mediatik francez “TV5Monde” sulmohet nga hakerat ‘pro’ ISIS

09/04/2015 00:00

Rrjeti televiziv francez “TV5Monde” u sulmuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës nga hakera që pretendojnë se i përkasin Shtetit Islamik.

Ata kanë arritur të bllokojnë transmetimin televiziv, ndërkohë që kanë marrë nën kontroll faqen e internetit si dhe atë të “Facebook”-ut.  

“Ne nuk jemi në gjendje të transmetojmë në kanalet tona. Faqet e internetit dhe ato të mediave sociale nuk janë më nën kontrollin tonë”, tha Yves Bigot, Drejtor i Përgjithshëm i “TV5”-ës për “AFP”.

Në faqen e “TV5Monde” në “Facebook”, hakerat postuan karta identiteti dhe CV, për të cilat ata pretendojnë se i përkasin të afërmve të ushtarëve francezë të përfshirë në operacionet kundër ISIS.   

Top Channel