Qeveria miratoi këtë të mërkurë ndryshimet në Kodin Rrugor, ku vendoset për herë të parë në vendin tonë sistemi me pikë për lejet e drejtimit.
Ministria e Transportit thotë se sistemi i ri me pikë është unifikim i praktikave të vendeve të BE-së, i cili do të shërbejë për identifikimin dhe sanksionimin e kundravajtësve të përsëritur të rregullave të qarkullimit rrugor.
Mbajtësi i çdo leje drejtimi zotëron fillimisht një sasi prej njëzet pikësh. Pikët do të zbriten në bazë të njoftimeve nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve në Policinë e Shtetit, për shkeljet e normave të sjelljes, parashikuar në Kodin Rrugor në masën e përcaktuar sipas llojit të shkeljes.
Sistemi i ri pikëve për lejet e drejtimit të mjeteve rrugore hyn në fuqi më 22 Prill, menjeherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Po në këtë mbledhje është miratuar edhe marrëveshja e arritur me Serbinë për njohjen e përbashkët të lejeve të drejtimit.
Top Channel