Kupa, Kukësi një hap para, Tirana e Laçi ndahen pa gola

08/04/2015 00:00

Kanë përfunduar ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku Kukësi ka marrë një fitore minimale ndaj Skënderbeut, ndërsa Tirana me Laçin janë ndarë në barazim.

Goli për veri-lindorët u shënua nga Pero Pejiç që në minutën e gjashtë të takimit. Pas kësaj minute, megjithë përpjekjet e Skënderbeut për të gjetur golin e barazimit dhe atyre të vendasve për të shënuar golin e sigurisë, rezultati nuk ndryshoi.

Rezultati lë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit në Korçë, ndërkohë që finalisti tjetër do të përcaktohet nga fituesi i çiftit Tirana-Laçi. Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar në barazim pa gola, rezultat që në letër favorizon skuadrën kurbinase, e cila do të luajë në fushën e vet ndeshjen e kthimit.

Ndeshjet e kthimit në Korç dhe Laç do të luhen në datën 22 prill.

Top Channel