E ardhmja e Higuain, media angleze e shikon te Arsenal

07/04/2015 00:00

Londra mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Gonzalo Higuain. Media britanike tashmë ka nisur fushatën e saj për të sjellë në Premier League sulmuesin argjentinas dhe këtë radhë ajo që flet për një transferimn të mundshëm të 26-vjeçarit është “Daily Telegraph”.

Sipas kësaj të përditshmeje, Napoli po lufton shumë për të siguruar një vend për në zonën e Champions sezonin e ardhshëm dhe në rast se nuk e arrin këtë objektiv, atëherë Higuain do të kërkojë largimin nga Serie A.

Gjithnjë sipas “Daily Telegraph”, skuadra që e ka vënë në shënjestrën e saj sulmuesin e Napoli-t është pikërisht Arsenal, që është gati të bëjë edhe një ofertë marramendëse për të blerë kartonin e Higuain. Problemi në këtë pikë qëndron në faktin se duhet bindur Napoli për të lejuar largimin e argjentinasit.

Skuadra e Benitez është ende në garë për të fituar ndonjë trofe në këtë sezon, duke qenë se është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në çerekfinale të Europa League. Një sukses në arenën europiane do ta bënte të vështirë largimin e Higuain nga skuadra italiane.

Top Channel