Tiranë, grabitet dyqani i celularëve

06/04/2015 00:00

Një person ka grabitur me forcë një dyqan celularësh në zonën e njohur si “9-katëshet” në Tiranë.

Grabitësi ka hyrë në dyqan dhe ka marrë prej andej një sasi të konsiderueshme aparatesh telefonike dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Top Channel