Policia e Vlorës, aksion ndaj motorëve pa dokumente

04/04/2015 00:00

Policia e Vlorës ka nisur një aksion të gjerë për sekuestrimin e motorëve pa dokumente, në përpjekje për të disiplinuar lëvizjen e e mjeteve të tilla.

Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, gjatë aksionit të ndërmarrë në 24 orët e fundit, janë arrestuar 6 persona, të kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet pa patentë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe 6 motorët në cilësinë e provës materiale.

“Në segmente të ndryshme rrugore, u arrestuan: Denis Balilaj, Leonard Kuçuku, Leonard Haxhiraj, Zija Hamiti, Artur Mustafa dhe Astrit Nukaj, të gjithë banues në qytetin e Vlorës”, bëri të ditur policia. Sipas saj, të arrestuarit qarkullonin me motorë pa dokumente. Disa prej tyre nuk kishin as dëshmi për drejtimin e mjeteve të tilla.

Të gjithë motorët u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.

Top Channel