Bayern fiton minimalisht ndaj Borussia Dortmund

04/04/2015 00:00

Bayern Munich ka fituar minimalisht 1-0 përballjen e madhe të javës së 27 të Bundesliga-s ndaj Borussia Dortmund.

Goli i Lewandowski ka qenë vendimtar në këtë ndeshje, me një ritëm jo shumë të lartë, por me raste të barabarta për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë Dortmund ka patur më tepër mundësi dhe i është afruar golit të barazimit, por Neuer ka qenë i pakalueshëm.

Me këtë fitore Bayern Munich vazhdon të ruajë avantazhin prej 10 golash ndaj Wolfsburg, ndërkohë që Dormtund mbetet në vednin e dhjetë, në kuotën e 33 pikëve, thuajse sa gjysma e skuadrës së Pep Guardiola.

Top Channel