Torino kërkon Elis Bakajn
02/04/2015 00:00
Mediat sportive italiane bëjnë me dije se Torino është në gjurmët e sulmuesit të Tiranës, Elis Bakaj.
‘Tuttosport’ dhe sportmediaset.it kanë publikuar lajmin duke vënë në dukje se kontrata e Bakajt me bardheblutë skadon në fund të sezonit aktual dhe që nga muaji qershor ai mund të veshë fanelën “granata”.
Te skuadra e Torinos luan edhe një tjetër shqiptar, mesfushori Migjen Basha, i cili është edhe një nga kapitenët e ekipit.
Top Channel