Pogradec, policia sekuestron tritol C4, në pranga 28-vjeçari

01/04/2015 00:00

Një 28-vjeçar është kapur në qytetin e Pogradecit, teksa ishte duke transportuar me automjetin e tij një sasi te konsiderueshme lënde eksplozive.

Sipas të dhënave 16 kallëpe lënde eksplozive C4 u sekuestruan para se të shiteshin ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i lendes eksplozive. Operacioni për kapjen e lëndës shpërthyese u ndërmor pasi Policia e Pogradecit mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arriti të identifikonte itinerarin e 28-vjeçarit.

Burime të sigurta sinjalizuan se një shtetas po transportonte me mjetin e tij lëndë eksplozive me qellim shitjen, çka e ka shtyrë policinë  të ndërmarrë operacionin ku kanë bërë të mundur që në një nga rrugicat e lagjes “1 Maj” në Pogradec të arrestojnë ne flagrancë Selajdin Lamlli,28 vjeç, banues në Buçimas të Pogradec, pasi me mjetin tip “Fiat” me targa AA 469 FA, po transportonte sasi të konsiderueshme të eksplozivit.

Sipas burimeve të policisë, në momentin e kapjes së 28-vjeçarit poshtë sediljes së parë iu gjetën dhe iu sekuestruan 16 kallëpe tritol C-4. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel