Jemen, dhjetëra të vrarë nga ‘sulmet ajrore’ pranë kampeve të refugjatëve

31/03/2015 00:00

Të paktën 40 persona janë vrarë në një kamp refugjatësh në veriperëndim të Jemenit gjatë ditës së hënë nga një sulm ajror, të paktën kështu kanë thënë ekipet e emergjencës.

Gjithashtu edhe televizioni shtetërorë i Jemenit ka bërë përgjegjës për sulmet Arabinë Saudite, por ministri i jashtëm i Jemenit tha se sulmi ishte kryer nga artileria e rebelëve Houthi.

Ndërkohë, sulmet nga ajri të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë vazhduar edhe gjatë orëve të vona të së hënës, ku si objektiva kanë qenë depot e armëve në Sanaa të rebelëve të mbështetur nga Irani.

Arabia Saudite është vënë në krye të sulmeve kundër pozicioneve të rebelëve, të nisura të mërkurën, dhe e ka zgjeruar koalicionin e aleatëve duke përfshirë disa shtete sunite, e duke tërhequr edhe mbështetje logjistike nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas mësymjes disa ditore nga ajri, koalicioni arab thotë se është nën kontroll të plotë të hapësirës ajrore të Jemenit, duke shkatërruar pothuaj të gjithë arsenalin e raketave tokë-ajër të kryengritësve.

Top Channel