Aksident i rëndë rrugor, vdes shefi i policisë së Delvinës
31/03/2015 00:00
Një aksident rrugor i ka marrë jetën 45-vjeçarit Përparim Bizhga, shef i Komisariatit të Delvinës.
Ngjarja ndodhi në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, ku automjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një rrugë dytësore të zonës.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë çarja e gomave të përparme të makinës, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit, Elton Xhemali, të humbasë kontrollin.
Si pasojë e shpejtësisë, makina ka vazhduar ecjen për 200 metra në anë të rrugës.
Viktima Përparim Bizhga ishte në vendin e pasagjerit. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, por ka qenë e pamundur të shpëtohej 45-vjeçari Bizhga.
Në gjendje të rëndë është Elton Xhemali.
Top Channel