Tiranë, pranga dy të rinjve, u kapën me disa doza kokaine

30/03/2015 00:00

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, në orët e para të së hënës, pasi u kapën me disa doza kokaine.

Policia tha se, Redjan Luri, 29 vjeç, dhe Olsjan Nazari, 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën në rrugën “4 Dëshmorët”, në automjetin tip “Fiat”, me targa AA 858 DX.

“Gjatë kontrollit në mjet iu gjetën tre qese të vogla me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 2.4 gramë”, bëri të ditur policia. Gjithashtu, dy të rinjtë kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në kryerjen e detyrës.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet edhe një qese plasmasi, ngjyrë e kuqe, me 4.6 gramë lëndë narkotike që dyshohet gjithashtu të jetë kokainë. 

Top Channel