“Pyet Ambasadorin”, Donald Lu përgjigjet më 3 Prill

30/03/2015 00:00

Të premten, më 3 Prill, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në
Shqipëri Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve në bashkëbisedimin e
drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook.

Kjo është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përmes një postimi po në Facebook.

“Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tij të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Lu do t’u përgjigjet pyetjeve që do të dërgohen përgjatë bashkëbisedimit dhe jo atyre që dërgohen para datës 3 Prill.

“Pyet Ambasadorin” është një nismë e re e ambasadës amerikane, por jo e para në rrjetet sociale. “Pyet Konsullin” është një tjetër nismë e shndërruar në traditë komunikimi tashmë, ku të gjithë shtetasit shqiptarë marrin përgjigje për procedurat e vizave dhe emigracionin në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel