Ngacmoi të miturën autike, arrestohet

30/03/2015 00:00

Një 57-vjeçar eshte arrestuar pasi akuzohet se ngacmoi seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara.

Ngjarja ka ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi i dyshuar Astrit Kurti ka përfituar qe nga fakti që 16—vjeçarja me inicialet K.S, ka qenë e vetme. Ishin prindërit e  të miturës ata që e denoncuan rastin në polici.

Pas marrjes së kallëzimit, blutë e Sarandës, bënë të mundur arrestimin e 57-vjeçarit. Ndaj tij rëndon akuza e ngacmimit seksual me të mitur.

Top Channel