Avokati pason, polici shënon. Goli historik i Gjibraltarit

30/03/2015 00:00

Lee Casciaro është autori i golit të parë të Gjibraltarit në një ndeshje zyrtare. Sulmuesi shënoi golin historik për kombëtaren e tij në një stadium legjendar siç është ai i ‘Hampden Park”, në Gllasgou të Skocisë.

33-vjeçari barazoi përkohësisht rezultatin e një ndeshjeje që përfundoi me fitoren e thellë 6-1 të vendasve.

E veçanta e këtij goli është se Lee Casciaro nuk është një futbollist profesionist, por polic. Ai u shërbye në aksionin e golit nga Payas, i cili është avokat.

Pas golit historik, tashmë Gjibraltari do të mundohet të marrë edhe pikën e parë në eliminatoret e Euro 2016. Kombëtarja e re renditet në vendin e fundit të grupit D, me 27 gola të pësuar në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Top Channel