Gjirokastër, 2 të arrestuar për armëmbajtje pa leje

29/03/2015 00:00

Një aksion i zhvilluar nga specialistë të Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative për armëmbajtje pa leje, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, Hetem Demçe, 25-vjeçar me banim në Gjirokastër, dhe Roland Shemollari, 24-vjeçar me banim në Roskovec të Fierit.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Demçe, në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës, ku banonte dhe Shemollari nga Fieri, u sekuestrua edhe një armë zjarri automatike, e llojit “Zastava”, dhe një krehër me 29 fishekë, të futur në një thes plasmasi në rrethimin e brendshëm të banesës.

Arma e zjarrit dhe krehëri me fishekë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Top Channel