Assad: Gati të bashkëpunojmë me SHBA

28/03/2015 00:00

Presidenti sirian Bashar al-Assad shprehet i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara, me kushtin qe ai të bazohet në respektin reciprok.

Në një intervistë per rrjetin televiziv amerikan CBS, Assad iu përgjigj komenteve të fundit te sekretarit amerikan te Shtetit, John Kerry, se Shtetet e Bashkuara duhet eventualisht të bisedojnë me presidentin sirian në mënyrë që të ndihmojnë ndërmjetësimin e fundit të luftës civile.

“Kjo është vetëm një deklaratë dhe nuk ka asgjë konkrete rreth qasjes politike amerikane drejt zgjidhjes së krizës siriane. Por në parim, çdo dialog është një zhvillim pozitiv ndaj të cilit ne jemi të hapur”, tha Assad.

Më herët gjatë muajit, Kerry tha për po për CBS News se, qeveria amerikane po punon bashkë me palët e tjera të interesuara mbi mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit.

I pyetur nëse Uashingtoni do të jetë i gatshëm të negociojë me zotin Assad, Kerry tha: “Në fund do të na duhet të negociojmë”.

Edhe opozita siriane e mbështetur nga Perëndimi dhe grupet rebele prej kohësh insistojnë se presidenti mund të ketë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Mbi 220 mijë persona mendohet të jenë vrarë që nga nisja e protestave kundër regjimit 4 vjet më parë, ndërkohë që 11.5 milionë të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, raporti i fundit i “Amnesty International” fliste për krime lufte në Siri, vetëm se këtë herë akuzat nuk rëndonin mbi ISIS, por mbi forcat ushtarake të përfshira në betejën kundër grupit të dhunshëm xhihadist.

Top Channel