Prokuroria: Deputetët, frikë për arratisje

27/03/2015 00:00

Urdhër-ndalimi i Prokurorisë së Përgjithshme ndaj dy deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku është bërë publike.

Në urdhër-ndalimin, Prokuroria i kërkon Gjykatës që në vlerësimin e masës së sigurisë, përveç fakteve të përmendura për çështjen në fjalë, të konsideroje rrezikshmërinë e këtij personi, pasi nga autoritetet belge ka një hetim dhe akuzat ndaj tij janë në një proces gjykimi.

Ne keto kushte,- thote Prokuroria,- krijohet i gjithe dyshimi se ai mund te largohet nga vendi.

Me heret edhe ne Parlament, deputeti Mark Frroku eshte akuzuar nga opozita se eshte duke u gjykuar per nje veper penale te rende ne Belgjike.

Ndersa per deputetin Tom Doshi, Prokuroria shkruan se, qenia e tij e lire mund te veje ne rrezik marrjen apo vertetesine e provave, per faktin se eshte nje deputet i Parlamentit dhe per arsyen se ka kapitale te medha financiare. Rrezikshmeria e tij mbetet e larte shkruan Prokuroria ne urdherin e tij te ndalimit, duke ju referuar veprimeve te kundraligjshme qe ka kryer. 

Top Channel