Operacion antidrogë në Vlorë dhe Dhërmi/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe armë zjarri Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka asgjësuar me djegie një sasi prej 2.5
tonë patatina, të gjetura të skaduara në magazinat e firmave tregtuese.
Sipas drejtuesve te AKU-së, asgjësimi është kryer në bashkëpunim me pronarët e firmave.
“Jemi këtu duke kryer procedurën e asgjësimit të një produkti, që është tej datave të skadencës. Në bashkëpunim me pushtetin lokal, njëkohësisht edhe me sektorin e doganave po merret kjo masë”, tha drejtori i AKU-së, Zenun Bullari.
Aksionet për kontrollin e ushqimeve të skaduara kanë vijuar edhe në zona të tjera të qytetit, ndërkohë që ekspertët mjedisorë kanë vërejtjet e tyre për mënyrën se si po bëhet asgjësimi.
Top Channel