
Një raport i administratës amerikane ka arritur në përfundimin se FBI ka dështuar në zgjerimin e programeve të saj të mbikëqyrjes fizike dhe kibernetike.
Raporti i bën thirrje Zyrës Federale të Hetimit për të rekrutuar rrjete më të thella të informatorëve dhe për të rimarrë aftësitë e saj teknologjike në ritmin e agjencive të tjera të inteligjencës.
“FBI duhet të bëjë ndryshime të tilla si trajnimi zgjeruar për ekspertët e zbulimit, apo zgjerimin e bashkëpunimit me zbatuesit lokalë dhe shtetërorë të ligjit”, sugjeron raporti, i cituar nga gazeta britanike “The Guardian”.
Rrjetit kombëtar i internetit dhe energjisë në SHBA po përballet me sulme kibernetike përafërsisht “një herë në çdo katër ditë”, thotë ndërkohë një investigim i “USA Today”.
Veç paralajmërimit se pjesë të vendit mund të zhytën në errësirë, gazeta thekson se, shqetësues është fakti se pjesa dërrmuese e infrastrukturës energjitike të vendit ka mbrojtje të dobët.
Top Channel