Sarandë, zbulohet një plantacion i nëndheshëm kanabisi

25/03/2015 00:00

Rreth 10 mije rrënjë kanabis janë sekuestruar pasditen e së mërkurës në fshatin Xarrë të Sarandës, ndërsa 7 persona kanë rënë në pranga.

Sipas Policisë së Sarandës mësohet se brenda një plantacioni me mandarina në Xarrë, u zbulua një ndërtesë dy katëshe, ku njeri kat ishte nën dhe.

Brenda saj janë gjetur bimët narkotike, të cilat  varionin nga 50 deri ne 60 centimetra të larta dhe kultivoheshin me llampa në një hapësirë rreth 1 mijë metra katror.

Gjatë operacionit të koduar “Underground” u arrestuan shtetasit Fabjon Ruko, 24 vjeç nga Fieri; Eduart Kapaj nga Vlora; Sali Lapardhaja nga Lezhal Fabjon Dema nga Tepelena; Edisin Hoxhaj nga Patosi; dhe Lad Ded Nikolla po nga Lezha.

Të gjithë këta persona ishin të punësuar për kultivimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Në pranga përfundoi gjithashtu edhe shtetasi Eldion Alushaj, 29 vjeç nga Saranda, i cili së bashku me babain e tij shtetasin Dashnor Alushaj, dyshohen se drejtonin këtë veprimtari kriminale.

Top Channel