Kukës, rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit
25/03/2015 00:00
Një rrëshqitje masive dheu është verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kukës, në një prej segmenteve të Rrugës së Kombit.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë Autoritetit Rrugor, të cilat kanë saktësuar se, nga rrëshqitja e dheut është bllokuar një krah i rrugës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes kur të kalojnë në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur skuadrat e ndërhyrjes së shpejtë, që po punojnë për zhbllokimin e semgnetit rrugor.
Top Channel