Shkodër, gjendet kufomë, i përket një shtetasi të humbur prej 7 muajsh

24/03/2015 00:00

Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur sot paradite në Komunën Shkrel të Malësisë së Madhe.

Sipas policisë, kufoma i përket shtetasit Arben Laçaj 38 vjeç. Pranë trupit të dekompozuar është gjetur dhe një leje drejtimi automjeti.

Ky person kishte 7 muaj që ishte shpallur i humbur. Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të përcaktuar dhe  shkaqet e vdekjes së 38-vjeçarit.

Top Channel